Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Berisha, vetmia pas protestës/ Gazetari: Ka bërë vetëm regres, dhunë e krim! Kreu i PD ndjen rrezikun nga Salianji!

schedule23:52 - 26 Janar, 2026

schedule 23:52 - 26 Janar, 2026

Gazetari Fatos Mahmutaj në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News u shpreh se kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, është duke bërë vetëm regres. Mahmutaj u shpreh kritik ndaj kreut të PD, duke thënë se është një figurë që ka prodhuar vetëm dhunë, krim e minim të demokracisë.

“Berisha është një figurë që ka bërë vetëm regres, ka prodhuar vetëm dhunë krim dhe e lidhur këmbë e kokë me minimin e demokracisë. Ai shfrytëzon emra të përveçëm të forcës së tij politike që i kërcënon me mënyra e tij shpellarë. Dhe cilido që i del kundër i kërcënon”, tha ai.

Gazetari gjatë intervistës, ka komentuar edhe Foltores e mbajtur nga PD, por që këtë herë drejtohej nga Këlliçi, për të cilin Mahmutaj tha se Këlliçi është “ndër të përkëdhelurit e Berishës”.



Nga ana tjetër, gazetari tha se Berisha po e shesh si rrezik lëvizjen e Ervin Salianjit që sipas tij po mbledh gjithnjë e më tepër mbështetës.

“Berisha ndien rrezikun nga Salianji. Por mendoj se Berisha zëvendës në PD do zgjedhë një emër krejt tjerë që të jetë besnik i tij dhe jo një figurë përbashkuese. Gaz Bardhi ka treguar që nuk është besnik, Salianji po lincohet nga Berisha, edhe Këlliçin, Berisha e ka bërë si llastik dhe e afron dhe largon sa herë dëshiron”, nënvizoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!