Dominimi vazhdon e nuk duket se kur mund të ndalet. Barcelona e femrave fitoi një tjetër trofe në futboll, dhe sërish pas një sfide El Klasiko.
Real i Madridit u mund 2-0 në finalen e Superkupës së Spanjës, luajtur në prani të mbi 12 500 spektatorëve në stadiumin e qytetit Kastejon de la Plana.
Për vajzat “blaugrana” ishte suksesi i pestë radhazi në këtë konkurrim, arritur falë golave nga Brugts në pjesën e parë dhe nga Aleksa Putejas në minutën e tretë shtesë me penallti.
Padyshim që kampionet e Spanjës dhe nënkampionet e Europës bënë më shumë, dhe Reali shpëtoi nga turpi falë portieres Misa Rodrigez, që ishte edhe kapitenia e skuadrës.
Barça ka 6 superkupa, nga të cilat 5 radhazi, ndërsa kabineti I trofeve është gjithnjë e më plot.
Jo më kot, vajzat nga Katalonja janë tri herë fituese të Championsit, 10 herë të La Ligës, 11 herë të Kupës së Mbretëreshës, dhe siç e theksuam 6 herë të Superkupës së vendit.
Në kampionat, skuadra e trajnerit Romeu është në vendin e parë dhe madje e shkëputur 10 pikë nga Reali që e ndjek, dhe me një diferencë të jashtëzakonshme golash të shënuar, 81 ndaj vetëm 37.


