EMIRATET E BASHKUARA ARABE- Një 39 vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të SPAK është arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Bëhet fjalë për Bujar Sefa alias Bujar Xaka, i cili akuzohet si drejtuesi i një grupi kriminal që ka kultivuar bimë narkotike, në Krujë,
Ai është shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ai akuzohet se ka qenë drejtuesi i një grupi kriminal, i cili në vitin 2020 ka kultivuar bimëve narkotike në fshatrat e njësisë administrative Cudhi, Krujë.
Interpol Tirana dhe Interpol Abu Dhabi po bashkëpunojnë për të kryer procedurat e ekstradimit të këtij shtetasi, në Shqipëri./abcnews.al


