Oferta pati pa numër dhe ishte e logjikshme. Zllatko Daliç I dha fund aventurës së tij të gjatë e të shkëlqyer në stolin e Kroacisë, dhe më në fund bëri zgjedhjen për të ardhmen.
Trajneri 59-vjeçar do të thyejë rekordet e rrogave të njerëzve të stolit të Kroacisë, duke pranuar që të drejtojë kombëtaren e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Sipas “Jutarnji Listit” nga Zagrebi, por edhe mediave të tjera kroate dhe europiane, Daliç do të ketë rrogë prej 5 milionë eurosh në një edicion, në një kontratë 4-vjeçare.
Edhe pse është ende shifër jozyrtare, kjo do të thotë rekordi i ri i rrogës së një trajneri kroat.
Po ashtu, është gati tri herë më shumë sesa i jepte Federata Kroate e Futbollit.
Ish-tekniku I Dinamos së Tiranës ka qenë edhe më parë në këtë vend të Gjirit Persik, duke drejtuar skuadrën Al Ain e duke arritur suksese të rëndësishme.
“Jutarnji List” shkruan se Emiratet e Bashkuara kishin muaj që e kërkonin Daliçin dhe madje e quajti këtë “Operacioni në Shkretëtirë”.
Tekniku i shquar drejtoi të mbiquajturit “Të Zjarrtët” nga viti 2017 deri në 2026, duke arritur finalen e Kupës së Botës në 2018 në Rusi e gjysmëfinalen në Botërorin 2022 në Katar, si dhe finalen e Ligës së Kombeve në 2023./abcnews.al


