Tre ditë nga konstituimi i Kuvendit, asnjë marrevëshje për qeverinë e re në Kosovë

schedule15:33 - 23 Dhjetor, 2019

schedule 15:33 - 23 Dhjetor, 2019

Kanë mbetur edhe tri ditë deri në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet të zgjidhen edhe organet e reja drejtuese të Kuvendit.

Por ende nuk ka asgjë konkrete rreth një marrëveshjeje të mundshme LVV-LDK të cilat synojnë të qeverisin vendin.

Madje Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka festuar 30 vjetorin e saj.  Kreu i partisë Isa Mustafa ka thënë se janë duke bërë përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje me LVV-në për të bashkëqeverisur.

“Qeveria jonë e Lidhjes Demokratike dhe qasja jonë sëbashku me Vetëvendosjes është që të ndajmë përgjegjësitë në harmoni me votën”, tha Isa Mustafa.

Mustafa konsideron se zgjedhjet e 6 tetorit treguar se janë të barabartë me LVV-në dhe se përgjegjësia për të qeverisur duhet të ndahet në harmoni me votën e marrë.

“Edhe VV duhet t’i lexojë qartë rezultatet dhe të pranojë që jemi subjrkt që gati barabartësisht kemi dalë në këto zgjedhje me një diferencë prej një deputeti”, tha Mustafa.

Në zgjedhjet 6 tetorit Lëvizja Vetëtëvendosje doli e para me 30 deputet ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës e 2 ta me vetëm një deputet më pak./abcnews.al