Në seancën plenare kreu i PD Sali Berisha zaptoi Foltoren duke penguar punën e Kuvendit. Kreu i Kuvendit Niko Peleshi i bëri thirrje të mos pengojë punën dhe vijimin e seancës, ndërsa Berisha nuk ka ndryshuar qëndrim duke vijuar të flasë nga Foltorja edhe pa mikrofon.
“Zoti Berisha nëse nuk lironi Foltoren do kalojmë në masën e tretë sipas rregullores, është heqja e fjalës në ditën e sotme. Do humbisni shansin historik të flisni ditën e sotme”, tha Peleshi.
Pas këtij paralajmërimi Berisha është larguar duke i lënë kohën ministres se Jashtme Elisa Spiropali të mbajë fjalën e saj në Kuvend.


