Gjykata e Posacme ka gjetur fajtor me akuzën e shpifjes, kreun e partisë “Mundësia” Agron Shehaj.
Trupi gjykues ka dënuar me gjobë në vlerën 3 milionë lekë deputetin Shehaj për veprën penale të fyerjes ndaj kreut të “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj.
Shehaj e akuzoi Lapajn se kishte marrë 45 milionë lekë nga kompania “Merkaj 3 shpk”, e sekuestruar nga SPAK pasi përdorej për të pastruar paratë e grupit kriminal të “Çopjave”./abcnews.al


