Mbi 200 qytetarë kanë aplikuar deri më tani për Paketën e Maleve në Bashkinë e Vaut të Dejës.
Drejtoria e drejtorisë ligjore dhe aseteve sqaron se të interesuarit mund t’i drejtohen sporteleve në Bashkinë e Vaut të Dejës për asistencë në procedurat e aplikimit.
Interesi më i madh për paketen e maleve vijon të jetë në zonat përgjatë luginës së lumit Drin.
Qytetarët dhe investitorët mund të aplikojnë për të përfituar nga mbështetja e këtij programi, i cili adreson zhvillimin industrial e turistik.
Zonat e përfshira në “Paketen e Maleve” shtrihen në Barbullush, Luginën e Drinit, Bushat, Shllak, Mnelë dhe Nënshat.


