Tetë shqiptarë dhe një shtetas italian janë arrestuar nga Policia Italiane gjatë një operacioni kundër trafikut të drogës. Të arestuarit dyshohen janë pjesë e një organizate kriminale të strukturuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh.
Kontrolle janë ushtruar dhe në vendin tonë me qëllim arrestimin e personave të tjerë të përfshire por deri më tani nuk ka ende asnjë person të arrestuar.
Arrestime dhe kontrolle janë kryer në disa provinca të Italisë por dhe në Francë e Spanjë
Hetimet janë vijim i operacioneve të mëparshme të viteve 2021 dhe 2022 që çuan në arrestimin e 35 personave. Nga hetimet rezulton se organizata kishte kapacitet të lartë logjistik dhe financiar, duke importuar sasi të mëdha kokaine, hashashi dhe marijuane nga Amerika e Jugut, Europa Veriore dhe Spanja, të fshehura në kamionë me ngarkesa perimesh,
Një element kyç i hetimit ka qenë përdorimi i platformës së koduar SkyECC për komunikimet mes anëtarëve të grupit. Në total, janë 15 persona nën hetim, ndërsa gjatë kontrolleve u sekuestruan drogë, para cash dhe mjete komunikimi./abcnews.al


