Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Fërkime” mes Trump dhe Macron/ Publikohet mesazhi: Nuk e kuptoj çfarë po bën me Groenlandën

schedule11:18 - 20 Janar, 2026

schedule 11:18 - 20 Janar, 2026

Sinjale “fërkimi” mes dy presidentësh. Presidenti amerikan Donald Trump postoi në rrjetin e tij social “Truth Social” një mesazh, që sipas tij ka ka marrë nga presidenti i Francës Emmanuel Macron.

Sipas mesazhit të publikuar, Macron i shkruan se mund të organizojnë një takim të G7 në Paris të enjten pasdite.

Sipas mesazhit, presidenti francez nënvizon se nuk e kuptonte saktësisht se çfarë po bënte Trump me Groenlandën. Ndërsa, shefi i Shtëpisë së Bardhë nuk ka publikuar përgjigjen e tij ndaj Macron.



“Miku im, ne jemi absolutisht të një mendjeje për çështjen e Sirisë. Mund të arrijmë gjëra të mëdha në Iran. Nuk e kuptoj çfarë po bën me Groenlandën. Le të përpiqemi të ndërtojmë gjëra të mëdha:
Mund të organizoj një takim të G7-ës në Paris, të enjten pasdite, pas Davosit. Mund t’i ftoj ukrainasit, danezët, sirianët dhe rusët në sallë. Le të darkojmë së bashku në Paris të enjten, përpara se të kthehesh në Shtetet e Bashkuara”, shkruhet në mesazhin e publikuar.

Ndërkohë, drejtuesit e Bashkimit Evropian pritet të takohen në Bruksel të enjten në mbrëmje për një samit emergjent pasi Trump kërcënoi të vendoste tarifa të reja për disa vende të BE-së për shkak të kërkesës së tij për të blerë Groenlandën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!