Aktorja Hilary Duff dhe partneri i saj, Matthew Koma janë martuar në një ceremoni private. Lajmi është bërë fillimisht i ditur nga People dhe më pas është konfirmuar edhe nga vetë Duff, e cila ka postuar një foto me fustanin e bardhë në rrjetet sociale.
Aktorja kishte zgjedhur një fustan të thjeshtë, të bardhë me mëngë të gjata dhe të çara, të stiluar nga Jenny Packham. Ndërsa flokët i kishte mbajtur natyrale, të hedhura pas veshit dhe si aksesor kishte zgjedhur një rreth me perla.
Ceremonia e dasmës ishte shumë private dhe u mbajt në shtëpinë e çiftit. Të pranishëm ishin vetëm familjarët dhe miqtë e ngushtë të Duff dhe Koma.
Koma i propozoi aktores për martesë në muajin maj, edhe pse ata janë bashkë prej vitit 2017 dhe kanë një vajzë 1 vjeçe./abcnews.al