Juventus duket se do të pranojë ofertën që vjen nga Premier League angleze, më konkretisht nga Leicester City për mbrojtësin, Daniele Rugani. Italiani flitet për një largim nga Torino që nga mbërritja e Matthijs de Ligt tek Juvja në merkaton e kësaj vere.
‘Dhelprat’ që nga largimi i Harry Maguire ende po kërkojnë një zëvendësues ideal për të. Siç raporton ‘Calciomaercato.com’, Rugani shikohet nga bordi drejtues si emri i duhur për mbrojtjen.
25-vjeçari mbron ngjyrat e ‘Zonjës së Vjetër’ që nga shkurti i 2015, kur u transferua nga Empoli për shumën e 5 milionë €. Gjatë kësaj periudhe, qendërmbrojtësi është aktivizuar në 90 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ku ka shënuar 7 herë dhe ka dhuruar 1 asist. /abcnews.al