DIBËR– Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër kanë arrestuar dy vëllezër, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e një shtetasi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2018 në qarkun Dibër.
Gjatë kontrollit të banesave të tyre në Gjirokastër, policia sekuestroi:
-
3 armë zjarri (2 kallashnikovë dhe 1 pushkë),
-
1 armë e ftohtë (thikë),
-
3 krehëra dhe municion luftarak,
-
1 maskë dhe 3 aparate celularë.
Armët do t’i nënshtrohen ekzaminimeve në Institutin e Policisë Shkencore për të verifikuar nëse janë përdorur në vrasjen e vitit 2018 apo në ngjarje të tjera kriminale.
Strukturat hetimore të DVP Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë rast.


