Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

  • JO 68%
  • PO 32%
Loading ... Loading ...
 

Borxhi publik në rënie/ Programi i reformave ekonomike, fokus konsolidimi fiskal

schedule12:58 - 19 Janar, 2026

schedule 12:58 - 19 Janar, 2026

Ulja e mëtejshme e borxhit publik duket se do të jetë një ndër objektivat kryesore të ekonomisë shqiptare në 2 vitet që vijnë. Qeveria ka publikuar programin ekonomik për vitin 2026-2028 ku parashikohet që borxhi publik ndaj PBB-së do të vazhdojë trajektoren rënëse në përputhje me rregullin fiskal përkatës.

Nga 54.1 për qind i PBB-së në vitin 2025 borxhi publik pritet të   vijoj  më tej  rënien në rreth 53.6 për qind në vitin 2026. Sipas skenarit bazë, borxhi publik pritet të bjerë në rreth 52.2 për qind në vitin 2027 dhe më tej në rreth 46.4 për qind deri në vitin 2031.

Në të njëjtën kohë, krahas konsolidimit fiskal, synohet ruajtja e një raporti të shëndetshëm të shpenzimeve buxhetore  për investimet publike që targetohen të jenë mbi 6.0 për qind e PBB në çdo vit buxhetor .Sektori i turizmit duket se do të mbetet një ndër shtysat kryesore të rritjes ekonomike në Shqipëri.



Në programin e reformave ekonomike për vitin 2026-2028 theksohet se rritja ekonomike do të udhëhiqet sektorët e shërbimeve dhe  ndërtimit  duke konfirmuar kontributin e turizmit në ekonominë shqiptare.

Gjatë dy viteve të ardhshme rritja ekonomike parashikohet  të vijojë të ketë një normë mesatare rritjeje prej 4.0%.Shërbimet parashikohet të arrijnë një rritje mesatare vjetore prej 5.4 për qind gjatë të njëjtës periudhë, me një kontribut mesatar prej 2.7 pikësh përqindjeje në vit. Më pas renditet ndërtimi ndjekur nga industria. Efekti i sektorit bujqësor në ekonomi parashikohet të mbetet minimal edhe për vitet e ardhshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!