Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident i rëndë në Durrës/ Automjeti bie nga mbikalimi, humb jetën e reja

schedule08:08 - 16 Janar, 2026

schedule 08:08 - 16 Janar, 2026

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës. Rreth orës 22:15 te ura e Dajlanit, automjeti i drejtuar nga 26-vjeçari, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja 18-vjeçarja Vikena Greku, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi Arberi Xhaxhaj, si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Arberi Xhaxhaj ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!