Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-punonjësin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit Arnold Rrokaj, ish-zyrtarin e burgut të Vlorës Zambak Gjoni dhe ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili.
Arnold Rrokaj në bashkëpunim me Zambak Gjonin thyen sistemin e SPAK duke marrë akses në materialet hetimore të Prokurorisë së Posaçme. Këto informacione, ata më pas i shpërndanë me Agim Ismailin, i cili gjithashtu ia dërgoi dhe palëve të tjera. Sipas SPAK, hakerët tentuan të merrnin informacion nga kompjuterët e tre prokurorëve të posaçëm, Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini, por sipas Prokurorisë, nuk arritën të depërtojnë në sistemin e brendshëm të IT-së.
Te dhenat e marra ishin jo sensitive dhe jo te karakterit sekret hetimor. Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili eshte hetuar në gjendje të lirë, ndërsa Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni ndodhen në masën e sigurisë “arrest me burg”.
Ndaj Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjonit rendojne akuzat per veprat penale te “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”, “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, të kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit atë grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Ndaj Ismailit rendojne akuzat “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “grupi i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Në dhjetor të 2025, 3 të pandehurve ju komunikua nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion mbyllja e hetimeve.


