Relatohet mungesa e Altin Ndocit, të arratisurit nga spitali i Durrësit, në procesin gjyqësor që mbahet në GJKKO, në kuadër të dosjes ‘Plumbi i Artë’.
“Altin Ndoci nuk është i pranishëm. Nga drejtoria e Burgjeve na është thënë se nuk bëhet shoqërimi i pandehurit pasi nuk ndodhet në institucionin përkates si rrjedhojë e arratisjes së tij. Është person i shpallur në kërkim kjo është përgjigja e Drejtorisë së Burgjeve. Më herët gjykimi ka vazhduar pa pjesmëarrjen e tij. Dhe aktualisht përfaqësohet nga avokati Aldo Shkëmbi.”u shpreh trupi gjykues në nisje të seancës.
Sakaq avokati i Altin Ndocit, Aldo Shkëmbi i kërkoi gjykateës t’i drejtohet Policisë së Shtetit dhe të marrë masa për njoftimin e tij.
“Në këto kushte ndodhet i lirë. I kërkoj gjykateës t’i drejtohet Policisë së Shtetit se ai mund të ndodhet edhe në shtëpi dhe të marrë masa për njoftimin e tij. Patjetër që vijoj të jem avokat i tij mbrojtës.” u shpreh ai.
Për prokurore Doloreza Musabelliu, Ndoci nga policia është shpallur në kërkim dhe i fshihet drejtësisë.
“Do kërkojmë nga Policia e Shtetit informacion lidhur me rezultatin e kërkimeve” u shpreh ajo.
Ndërkohë Prokurori Behar Dibra kërkoi vijimin e seancës edhe në mungesë të tij.
“Nëse më parë Altin Ndoci ka marrë dijeni për këtë seancë gjyqësore mund të deklaraohet mungesa e tij dhe të vijohet seanca edhe pa prezencën e tij. Mund ta vijojmë edhe më prezencën e avokatit dhe pa praninë e Altin Ndocit fizikisht. Sepse ai edhe në seanca të mëparshme nuk është paraqitur. Mund të arrijë policia ta gjejë dhe ta arrestojë, mund te ndodh dhe kjo. Pra në seancën vijuese mund të ndodh mos njoftimi i tij edhe në vazhdim. Duam të vazhdojmë gjykimin edhe pa prazencën e tij. Që të mos bëhet pengesë.’ u shpreh Dibra.
Në ndërhyrj avokati Aldo Shkëmbi, u shpre se klienti i tij ka dhënë deklaratë që të përfaqsohet prej tij por në këtë seancë nuk e ka prokurën.
“Duhet të provohet që po i fshihet drejtësisë dhe duam një përgjigje zyrtare se ai mund të dorëzohet mund të ketë reflektuar, mund ta kapin nga policia pra ne nuk duam zvarritje por në këto kushte jemi.” u shpreh ai.
Duke marrë në shqyrtim mungesën e të pandehurit, Altin Ndocit, për arratisjen e tij, trupi gjykues në kushtet e pamundësisë për ta shoqëruar në seancnë e sotme Gjykata, vlerësoi që gjykata të përsërisë njoftimin për të pandehurin me anë të Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, DVP Durrës, DVP Lezhë dhe për të marrë një konfirmim për paraqitjen apo jo një mundesie për të ardhur në këtë gjykim, ndërsa vendosi shtyrjen e seancës për më datë 20 Janar në orën 10:00.
Ndoci në procesin e Plumbit të Artë dyshohet si pjesë e orgabizatës Kriminale Copja. Emri i tij është përmendur nga bashkëpunëtori i drejtësise Nuredin Dumani dhe Erion Alibej, për masakrën e Bradasheshit me 3 tre vrarë në dhjetor të 2018-ës. Në këtë ngjarje mbeti i ekzekutuar edhe vëllai i bashkëpunëtorit të drejtësise Erion Alibej, Endrit Alibej./abcnews.al


