Kryeministri Edi Rama ndodhet në Abu Dabi, ku po merr pjesë në Samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, nën kujdesin e veçantë të Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.
Në fjalën e tij në panel, Rama u shpreh se deri në fund të vitit 2028 Shqipëria do të jetë një vend Sovran dhe nuk do të blejë energji nga jashtë.
“Në një farë mënyrë jemi me fat, ju e thatë, sepse kemi burimet hidrike dhe jemi 100% në energji të ripërtëritshme. Nuk kemi energji nga karburantet fosile. Pra këtu jemi tek niveli më i lartë i renditjes në këtë botë të re. Mos harroni sidoqoftë që hidro, pra burime ujore, do të thotë që ne varemi nga “humori” i Allahut. Kur Allahu qesh shumë dhe nuk qan, atëherë nuk kemi shi dhe kështu na duhet t’i drejtohemi importit dhe më pas kjo bëhet e vështirë.
Ajo çfarë kemi bërë në këtë dekadë të fundit, është të investojmë shumë në energjinë diellore dhe atë të erës dhe të krijojmë një portofol burimesh të ekuilibruara në mënyrë të tillë që ne të mos kemi më nevojë t’i drejtohemi importit dhe të jemi plotësisht sovran, duke pasur 100 energji të gjelbër. Plani po ecën mirë dhe besojmë se në fund të 2028 do të jemi plotësisht sovran, nuk do të blejmë më energji nga jashtë. Ndërkohë siç e thatë, kemi një bashkëpunim strategjik dhe meqë ra fjala, dua të them se kjo ka ndodhur falë këtij vendi e falë udhëheqësit të madh që ka vizionin e njerëzimit që shkon përtej kufijve.
Dhe siç e pamë, edhe gjatë çmimeve “Zayed”, ai mendon t’i shërbejë njerëzimit dhe të prekë jetën e qindra-miliona njerëzve jashtë vendit tuaj dhe kjo është diçka që as Kombet e Bashkuara në tërësi nuk mund të pretendojnë se kanë bërë. E kemi nisur këtë gjë dhe ambicia falë edhe mentorit tonë që është personi i cili dje dha një nga fjalimet më të mira që kam dëgjuar, Dr. Sultan Jaber nuk e di nëse e keni dëgjuar…
Për ta mbyllur këtë, ambicia jonë është që së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Italinë të kemi një bashkëpunim tripalësh, të krijojmë një bazë të ngarkesës në Shqipëri, Dr. Sultan, Zoti e bekoftë, po synon që të mbërrijmë në tre giga dhe përmes kabullit ndërlidhës me Italinë, t’i shërbejmë Evropës me energji të gjelbër dhe së bashku me miqtë tanë arabë, të bëjmë para’ për t’ia shitur pra Evropës”, u shpreh Rama./abcnews.al


