Korrespodenti i ABC News Leonidha Musaj ka siguruar një video, ku shihen efektivë të policisë dhe postblloiqe në kërkim të Altin Ndoci.
Altin Ndoci u arratis paraditen e kësaj të marte nga spitali i Durrësit, pasi qëlloi me grusht efektivin i cili po e shoqëronte.
Altin Ndoci u arrestua gjatë operacionit “Plumbi i Artë”, si i përfshirë në bandën kriminale.
Ndoci, ka qënë i dyshuar për vrasjen e 4 personave, fillimisht dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiaj në Durrës dhe ekzekutimin e dy personave të tjerë 2020 Anxhelo Avdija dhe Dorian Shkozën./abcnews.al


