Finalizohet operacioni policor i koduar “Green flat”, evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, në qytetin e Sarandës. Sekuestrohen 260 bimë narkotike, 26.6 kg lëndë narkotike kanabis, pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin dhe përpunimin e bimëve narkotike, me qëllim shitjen.
Vihet në pranga një 30-vjeçar Enea Pitani, i cili u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në apartamentin që kishte përshtatur për këtë veprimtari kriminale. Identifikohet dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij Mikele Qamil.
Procedohen penalisht 4 punonjës të OSHEE Sarandë, për shpërdorim detyre.
/abcnews.al


