Në verilindje u kthyen reshjet e borës duke krijuar një shtresë nga 15 deri në 30 cm në lartësi mbi 1 mijë metra.
Megjithëkëtë në rrugët kombëtare nuk ka probleme për qarkullimin e automjeteve. Rruga e Kombit është e hapur në të gjithë gjatësinë e saj.
As në rrugët e tjera që lidhin Kukësin me Pukën, Peshkopinë, Hasin e Shishtavecin nuk ka pengesa për qarkullimin e automjeteve.
Reshjet e borës përfshinë edhe Pukën e Fushë Arrëzin ku trashësia e saj arrijnë deri në 25 cm. Emergjencat civile po punojnë për mbajtjen hapur të rrugëve në këtë zonë.
Në disa pjesë të segmentit nga Boga në Theth trashësia e borës ka arritur në 120 cm. Pranë tunelit panoramik sipas emergjencave civile rrugë është e bllokuar.
Reshjet e borës prej mëngjesit të së dielës kanë përfshirë dhe juglindjen e vendit, por pa krijuar probleme për qarkullimin e automjeteve.
Të gjitha rrugët nga Korça në drejtim të pikave kufitare janë lehtësisht të kalueshme.
Nëse do të udhëtoni në këto zona emergjencat civile iu bëjnë thirrje të pajisni automjetet me goma dimërore dhe zinxhirë.


