Arilena Ara fiton “Festivalin e Këngës”, përfaqëson Shqipërinë në Eurovision

schedule07:48 - 23 Dhjetor, 2019

schedule 07:48 - 23 Dhjetor, 2019

Arilena Ara është shpallur fituesja e Festivalit të 58 të Këngës në RTSH me këngën “Shaj”. Ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në muajin maj në Eurovision.

Vendi i dytë është rrëmbyer nga Elvana Gjata me këngën “Me tana”. Ndërsa Sara 16-vjeçare ka fituar vendin e tretë me këngën “Ajër”.

Arilena e pyetur nëse ia dha dorën Elvana pasi u shpall fituese, ajo tha se në atë moment iu errën sytë dhe se nuk ka takuar akoma as mamin e saj. Ndërsa shtoi se e vlerëson jashtë mase Elvanën dhe se ka respekt për të.

“Akoma nuk kam takuar mamin tim. Në atë moment të erren sytë, nuk e di as kë takon, as kë duhet të takosh. Kam respekt, e vlerësoj jashtë mase. Jam e lumtur për të gjithë koleget e mi,”- tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!