Të shtëna me armë gjatë festës, 13 të plagosur

schedule07:26 - 23 Dhjetor, 2019

schedule 07:26 - 23 Dhjetor, 2019

13 persona kanë mbetur të plagosur gjatë një feste private. Policia lokale njofton se ngjarja ka ndodhur në pjesën jugore të Chicagos dhe për pasojë katër prej personave të plagosur janë në gjendje kritike.

Mësohet se të shtënat ndodhën për shkak të një mosmarrëveshje në një festë private në një shtëpi që “u mbajt në përkujtim të një personi të vrarë në prill”, tha Shefi i Patrullës Fred Waller. Viktimat janë të moshës midis 16 dhe 48 vjeç dhe pësuan “plagë nga armë të ndryshme”.

Shefi i Patrullës Waller tha se dy persona po merren në pyetje. Njëri prej tyre u arrestua me armë, ndërsa tjetri u plagos, tha ai. Waller gjithashtu theksoi se policia sekuestroi një revolver.

Ai përshkroi tre skena të ndryshme të të shtënave në vendbanimin në lagjen Englewood të qytetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!