Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zyrtari i NATO paralajmëron SHBA: Po morët Groenlandën, marrim bazat amerikane në Europë!

schedule13:23 - 9 Janar, 2026

schedule 13:23 - 9 Janar, 2026

Kryetari i Komitetit të Zgjerimit të NATO-s në Austri, Gunther Fehlinger paralajmëroi ashpër SHBA pas deklaratave se Donald Trump mund të vendosë marrjen e Groenlandës, duke mos përjashtuar edhe ndërhyrje ushtarake atje.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Fehlinger tha se nëse SHBA do të aneksonte Groenlandën, të gjitha bazat amerikane në Europë do të konfiskoheshin dhe SHBA “do të duhet të largohej.”

“Nëse merrni Groenlandën, ne do të marrim çdo bazë amerikane nga Aviano në Ramstein, nga Rumania e të gjitha bazat e tjera ushtarake, do të konfiskohen, dhe ju do të humbisni pozitat që ka pasur fuqia amerikane që nga Lufta e Dytë Botërore. Nëse merrni Groenlandën, duhet të largoheni”, shprehet Gunther Fehlinger, Kryetari i Komitetit të Zgjerimit të NATO-s në Austri.



Videoja e politikanit austriak u shpërnda përmes platformave X dhe Reddit. Ai ishte duke iu përgjigjur pjesërisht një postimi të parë si provokues të podkasteres së MAGA, Katie Miller, e cila shpërndau online një imazh të Groenlandës së mbuluar me një grafik të flamurit të SHBA-së, të shoqëruar me mbishkrimin “Shumë shpejt”.

Liderë të tjerë europianë kanë reaguar ndaj pretendimeve se SHBA kërkon ishullin e madh në Arktik, dhe disa prej tyre kanë theksuar se një veprim i tillë nga administrata Trump mund të cojë në shpërbërjen e aleancës ushtarake të NATO-s.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!