Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

NASA ndërpret misionin/ Sëmuret astronauti, kthimi në tokë më herët nga sa ishte planifikuar

schedule12:06 - 9 Janar, 2026

schedule 12:06 - 9 Janar, 2026

NASA ka njoftuar se ka ndërprerë një mision në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, pasi një astronaut pati probleme shëndetësore.

Agjencia hapësinore tha se ekuipazhi prej katër personash, me shtetësi amerikane, japoneze dhe ruse, do të kthehet në Tokë në ditët në vijim, më herët se sa ishte planifikuar.

Për herë të parë këtë vit NASA anuloi edhe shëtitjen e zakonshme hapësinore të astronatutëve jashtë stacionit hapësinor. Agjencia nuk e identifikoi astronautin ose problemin mjekësor, duke përmendur privatësinë e pacientit, por anëtari i ekuipazhit tani është në gjendje të qëndrueshme.



Zyrtarët e NASA theksuan se nuk ishte një emergjencë, por po zgjedhin kujdesin për anëtarin e ekuipazhit.

Astronatutët mbërritën në laboratorin orbital nëpërmjet SpaceX në gusht për një qëndrim prej të paktën gjashtë muajsh. Ekuipazhi përfshinte Zena Cardman dhe Mike Fincke të NASA së bashku me Kimiya Yui të Japonisë dhe Oleg Platonov të Rusisë.

Fincke dhe Cardman duhej të kryenin shëtitjen në hapësirë ​​për të bërë përgatitjet për një shpërndarje të ardhshme të paneleve diellore për të siguruar energji shtesë për stacionin hapësinor.

Kjo shte vizita e katërt e Fincke në stacionin hapësinor dhe hera e dytë e Yui, sipas NASA dhe fluturimi i parë hapësinor për Cardman dhe Platonov.

Tre astronautë të tjerë aktualisht jetojnë dhe punojnë në bordin e stacionit hapësinor, përfshirë Chris Williams të NASA dhe Sergei Mikaev dhe Sergei Kud-Sverchkov të Rusisë. Ata pritet të kthehen në shtëpi në verë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!