Moti i keq, defekt në linjën e tensionit të lartë Fierzë – Fushë Arrëz, pa energji dy bashkitë e Pukës

schedule21:03 - 22 Dhjetor, 2019

schedule 21:03 - 22 Dhjetor, 2019

Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë ditës së sotme kanë shkaktuar defekt në linjën e tensionit të lartë Fierzë – Fushë Arrëz.

Për pasojë Puka, Kukësi e Hasi janë pa energji. Specialistët po kryejnë manovrime në linjen unazore për të furnizuar Kukësin përmes Ulzës.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se si pasojë e reshjeve, ka shkarje masive të inerteve në rrugën Kukës-Peshkopi, në Lusen të Kukësit.

Gjithashtu mësohet se mjetet e kompanisë sipërmarrëse po punojnë për largimin e inerteve dhe rivendosjen e qarkullimit./abcnews.al