Tottenham zhgënjeu sot në shtëpi pasi u mposht në derbin e Londrës 0-2 nga rivalët e Chelsea. Të besuarit e Mourinhos nuk treguan asgjë në fushën e lojës dhe e merituan humbjen.
Sulmuesi i ‘Spurs’, Son Heung Min, në minutën e 62 të takimit nuk i mbajti më nervat dhe goditi mbrojtësin e Chelsea, Rudiger. Pas rasti u verifikua me VAR, koreano-jugori u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë ekipin me 10 lojtarë.
Heung-Min Son, clearly red card for that… pic.twitter.com/kcliIVaIe5
— 6ᴛɪᴍᴇs (@thekinn_k) December 22, 2019
Pas kartonit, Son mbeti i habitur nga vendimi i gjyqtarit dhe u shtri në tokë. Videoja e tij po kthehet virale në rrjetet sociale, duke marë parasysh dhe karakterin e sulmuesit. Tottenham mbetet sërish në vendin e 7, pra larg zonës europiane. /abcnews.al
Son red card pic.twitter.com/edHDyohupB
— nigel blair (@kingblair88) December 22, 2019