Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sekuestrohen drogë e miliona lekë/ Mbante në banesën e tij armë dhe municione

schedule11:16 - 1 Janar, 2026

schedule 11:16 - 1 Janar, 2026

Një rast i lojrave të paligjshme të fatit është goditur në qytetin e Lezhës. Policia ka zbuluar se një godinë tre katëshe në bulevardin “Gjergj Fishta”, në Lezhë, ishte marrë me qira dhe ishte kthyer në një kazino, të mbushur me makineta dhe me tavolina pokeri.

Kanë forcat operacionel që kanë ndërhyrë në këtë kazioni, ku brenda saj kanë gjetur 15 persona që po luanin lojra fati. Përmes operacionit të koduar ‘Fishat’ policia thotë se godina ishte marrë me qira nga një 24-vjeçar, Elger Uka, i cili është shpallur në kërkim si organizator i veprimtarisë kriminale ndërsa në pranga është vendosur Bledar Arapi, 47-vjeç si përgjegjës i kazinosë.

Gjatë kontrolleve në katin e dytë dhe të tretë të godinës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, 15 makineta për lojëra fati, një tavolinë pokeri, çipsa, letra bixhozi, disa doza kokaine, 725 000 lekë të rinj, si dhe euro e dollarë.



Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka nisur menjëherë hetimin disiplinor për disa drejtues dhe punonjës policie, të cilët nuk kanë marrë masa për evidentimin dhe goditjen e kësaj paligjshmërie. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!