Armando Sadiku shënoi golin e shtatë me fanellën e Malaga, në sfidën që skuadra e sulmuesit shqiptar e barazoi me rezultatin 1-1 kundër Lugo. Pas ndeshjes ai nuk e fshehur zhgënjimin për mungesën e fitores, që ishtë shumë pranë.
“Shumë i mërzitur për humbjen e dy pikëve në minutën e fundit. Do luftojmë me mish e me thua për t’i dhënë sa më shumë gëzim tifozëve tanë në vitin 2020. Malaga nuk heq dorë kurrë. Forca Malaga”, shkruan Sadiku në llogarinë e tij në “Instagram”.
https://www.instagram.com/p/B6WLKDGI0s5/?utm_source=ig_web_copy_link
Sulmuesi, në takimin e djeshëm ka mallkuar milimetrat, pasi arriti ta dërgonte topin në rrjetë edhe në minutën e 37-të. Gjithsesi pozicioni i tij ishte i parregullt, gjë që u konfirmua edhe me ndihmën e VAR. /abcnews.al