Talenti i Interit, Sebastiano Esposito, shënoi golin e parë në Serie A me fanellën zikaltër. Sulmuesi Romelu Lukaku i dha topin 17 vjeçarit për të gjuajtur penalltinë kur Interi udhëhiqte 2-1 përballë Genoas dhe i riu nuk gaboi, duke shkundur rrjetën dhe duke çuar shifrat në 3-1.
Festa e tij ishte shumë emocionuese. 17 vjeçari shpërtheu në lot dhe vrapoi drejt nënës së tij, duke e përqafuar dhe duke festuar së bashku. Edhe e ëma e talentit zikaltër shpërtheu në lot dhe fotot e këtij momenti, po bëjnë xhiro në internet./abcnews.al
17-year-old Sebastiano Esposito celebrated his first Serie A goal for Inter with a hug from his mother ❤ pic.twitter.com/Z6RFRLoBzE
— B/R Football (@brfootball) December 21, 2019