Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Donçiç, “fenomen” edhe në rrjet/ Ylli nga Sllovenia, lojtari më i ndjekur nga publiku në NBA

schedule12:57 - 25 Dhjetor, 2025

schedule 12:57 - 25 Dhjetor, 2025

Është mishërimi i përsosmërisë. Luka Doncic gjithnjë e më shumë spikat si fenomeni i NBA-së, dhe statistikat e fundit e vërtetojnë këtë ndjesi. Siç njofton vetë liga më e fortë e basketbollit në botë, ylli nga Sllovenia është lojtari i saj më i ndjekur në rrjetet sociale.

Po flasim për këtë sezon, deri në këtë moment, dhe Luka është i ndjekur nga 845 milionë njerëz në platformat e ndryshme të mediave sociale. Në vend të dytë, me diferencë jo të vogël, është francezi ende tepër i ri, Viktor Uembanijama.

Ky është fenomeni I dytë I NBA-së, e ndoshta me kalimin e viteve mund të bëhet figura kryesore. Talenti i madh i San Antonios ka 708 milionë ndjekës në platformat e mediave sociale.

Pas tij vjen amerikani I parë, dhe njëri nga basketbollistët më të dashur jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por në të gjithë botën. Stef Kërri, njëri nga realizuesit më të mirë nga distanca për të gjitha kohët, është I treti me 703 milionë ndjekës, ndërsa po luan një tjetër sezon të madh me Golden Stejtin.

Edhe më I habitshëm është fenomeni i vjetër i NBA-së, Lebron Xhejms. “Mbreti i basketbollit” mban vendin e katërt në këtë gjysmë sezoni me 641 milionë ndjekës, duke lënë pas më të mirin e kampionatit sezonin e kaluar, Shej Gilgës Aleksandër dhe kapitenin e Denverit, Nikola Jokiç, që kanë më pak se 500 milionë ndjekës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!