Aryet shëndetësore ja bëjnë të pamundur pjesëmarrjen në meshën e mbrëmjes, por Maria nuk mund të mos e falenderonte Zotin në këtë vigjilje Krishtlindje. Me mbesën përdore në mesditë iu drejtua Katedrales Katolike në Tiranë.
“Erdha per t’ju lut Zotit per ta falenderu se pothuajse mi ka plotesuar deshirat. Te na jape shendet bereqet”
Lindja e Krishtit është një nga ditët më të rëndësishme për besimtarët e krishterë.
Dita kur erdhi në jetë sipas tyre biri i Zotit nuk është vetëm një festë, por dhe një moment reflektimi mbi faljen, dashurinë dhe paqen.
“Para kemi Krishtlindjen pastaj vitin e tij. Une jam Mirditore dhe nga anet tona me shume shume kemi festuar krishtlindjet.
Si e festojme? Me te gjitha te mirat
neser ne kemi festen tamam qe bejme mishin byreket, te gjitha te mirat, ca te kete shtepia, mblidhemi te gjithe gezojme”
70 vjeçarja kujton se çdo 25 dhjetor familja e vogël dhe e madhe është mbledhur përherë bashkë. Edhe kur ishte fëmijë dhe prindërit respektonin ritet fetare, por dhe gjatë viteve të diktaturës kur ato u ndaluan.
“Benim 3 lloje byrekesh, 1 me arra, 1 me sheqer 1 me qumesht dhe 1 e ndanim ne ara per bereqet nje tek dera e shtepise per mbaresi
Kur nuk lejohej nuk shkonim tek arat se thonin ky paska festuar, i festonim ne fshehtesi me njerezit tanë, mblidheshim sikur kishim nje feste tjeter, jo krishtlindje.
Kam qene e vogel thuajse sa mbesa ime”
Krishtlindja përcjell mesazhin se mirësia dhe solidariteti duhet të jenë vlera të përditshme. Në prag Krishtlindje Ipeshkvinjtë e Kishës Katolike zgjodhën ti drejton popullit shqiptar të bashkuar.
Ndërkohe për kryepshkopin e Tiranës Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë kjo Krishtlindje vjen si një rreze shprese, ngushëllimi dhe paqeje.
Për të festuar shpirtërisht Lindjen Krishtit, le të kujdesemi gjatë këtyre ditëve festive të përjetojmë më thellë shenjtërinë dhe madhështinë e kësaj dhurate hyjnore. Këtë mund ta realizojmë duke e pastruar zemrën tonë nga çdo ligësi dhe duke e mbushur atë me dashuri dhe përulësi ndaj të gjithë njerëzve, sidomos ndaj atyre që janë në nevojë – në varfëri, në sëmundje, në dëshpërim dhe në vetmi./abcnews.al

