Jamie Vardy nuk di të ndalet dhe sot përballë Manchester City, ka shënuar golin e 17-të personal këtë sezon. Leicester Cityt i janë dashur vetëm 21 minuta lojë për të kaluar në avantazh në fushën e kampionëve.
Talenti Ashley Barnes shërben në mënyrë të shkëlqyer nga krahu i majtë për Vardyn, i cili është shumë i shpejtë për veteranin Fernandinho. Sulmuesi anglez, i vetëm përballë portierit Ederson, shënon me një parabolë të shkëlqyer, duke kaluar “Dhelprat” në epërsi.
Ky gol, pasqyron në mënyrë të shkëlqyer armën më të fortë të Leicester City nën urdhrat e Brendan Rodgers./abcnews.al
Premier League
Man. City – Leicester 0-1
Vardy 21′
#Vardy on target against #ManchesterCity #MCILEI 0-1
what a finish! pic.twitter.com/tN0ipqlA05— WeDoGoals (@WeDoGoals) December 21, 2019