Policia e Vlorës ka zbuluar në lagjen pavarësia një apartament të marrë me qira, ku shfrytëzohej për prostitucion, një shtetase kineze.
Policia identifikon 3 shtetas kinezë, bashkëpunëtorë për këtë veprimtari kriminale. Vihen në pranga 2 prej tyre, tjetri shpallet në kërkim. Procedohen penalisht shtetasja kineze që ushtronte prostitucion dhe një shtetas tjetër.
Punohet për kapjen e shtetases kineze të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e kësaj të veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

