Nuk arriti të bindë, futbollisti shqiptar rikthehet në Francë

schedule17:44 - 21 Dhjetor, 2019

schedule 17:44 - 21 Dhjetor, 2019

Futbollisti shqiptar, Agim Zeka, e ka mbyllur me skuadrën e Fortuna Sittard dhe është rikthyer tek ekipi “mëmë”, Lille. Lojtari kuqezi nuk arriti të fitojë një vend formacioni dhe minutat për të ishin me pikatore. Klubi i Sittard ka konfirmuar se Zeka do të rikthehet në Francë.

Zyrtarizimi i Sittard:

Fortuna Sittard i thotë lamtumirë Agim Zekës. Kontrata e huazimit të Zekës është përfunduar me kompromis. Sulmuesi 21-vjeçar shqiptar Agim Zeka erdhi nga LOSC Lille, nga kampionati francez, në merkaton e janarit.

Futbollisti shqiptar nënshkroi në formë huazimi për një vit e gjysmë, por nuk mori shumë minuta me ekipin e Sittard. Për shkak të dëmtimeve, klubi në fund vendosi ta rikthejë te Lille.

Fortuna Sittard falënderon futbollistin Agim Zeka për kontributin e tij dhe i uron çdo sukses në karrierë në të ardhmen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!