Pioli: Dua intensitet dhe forcë, përndryshe Atalanta do na rrëzojë përtokë

schedule14:12 - 21 Dhjetor, 2019

schedule 14:12 - 21 Dhjetor, 2019

Milan luan nesër në drekë një nga ndeshjet më të vështira. Kuqezinjtë do të përballen jashtë fushe me Atalantën dhe Stefano Pioli e ka të qartë diçka të tillë. Trajneri i Milanit analizon dhe vlerëson kundërshtarin dhe i bën thirrje ekipit të tij të mos mendojë për pushimet, por për të arritur një rezultat pozitiv.

ATALANTA – “Nuk është koha për pushime. Të gjithë ndeshjet janë të rëndësishme dhe duhet t’i përgatisim me kujdesin e duhur. Jemi në një moment delikat dhe renditja nuk është e duhura. Lojtarët duhet të luajnë nesër me mendimin sikur është ndeshja e fundit. Ky është mentaliteti që kërkoj.

Rezultatet e fundit kanë qenë pozitive, por luajmë kundër një rivali të fortë. Atalanta ka një sulm super dhe është e aftë të gjejë golin me shumë lojtarë. Gasperini ka arritur një krijojë një ekip që luan në mënyrë spektakolare. Duhet të tregohemi të fortë në duele, përndryshe Atalanta do na rrëzojë përtokë”.

SISTEMI I LOJËS – “Ideja jonë e lojës është e qartë dhe do të përmirësohet ende. Duhet kohë për të arritur maksimumin, edhe Atalanta pati nevojë për vite për të arritur këtu ku është. Kemi arritur të ndërtojmë një identitet. Kemi cilësi, por duhet të kemi intensitetin e duhur për të përballuar ritmin e kundërshtarit”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!