Në institucionin më të rëndësishëm të drejtësisë SPAK, pati një rrokadë mes drejtuesve me pasuesin e Dumanit, prokurorin Klodjan Braho që do të jetë në krye për 3 vitet e ardhshme.
Sondazhi i kësaj jave në programin ‘Zëri i Shqiptarëve’ u fokusua mbi performancën e SPAK dhe ish- drejtuesit të tij Altin Dumanit.
Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë, ku u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga 1152 banorë të rritur të vendit.
Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.9%
Pyetja- A mendoni se SPAK-u do të ketë sukses nën drejtimin e Klodjan Brahos?
Në sondazhin “Zëri i Shqiptarëve” në ABC News, të anketuarit në përgjigjet e tyre kanë thënë se 60.2% besojnë që po do të ketë sukses. Ndërsa 27.2% anojnë tek përgjigja jo. Dhe 12.6 % janë të dyzuar.
Ajo që bie në sy është se ende pa hyrë në zyrë, shqiptarët kanë më shumë pritshmëri nga Braho, sesa nga puna e Dumanit në 3 vite.

Ndërsa shifrat e sondazhit të ekstrapoluara në mënyrë të përafërt me banorë të rritur, tregojnë se 1,144,000 shqiptarë kanë mendim se SPAK do ketë sukses nën drejtimin e Klodian Brahos.
517 mijë shqiptarë mendojnë që jo, ndërsa vlerësim të dyzuar kanë 239 mijë shqiptarë.

/abcnews.al/

