Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dy ‘gabimet’ e platformës së Brahos”/ Karamuço: BKH nuk mund të zëvendësojë Policinë e Shtetit

schedule20:33 - 15 Dhjetor, 2025

schedule 20:33 - 15 Dhjetor, 2025

Profesori Ervin Karamuço në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News komentoi platformën që prezantoi Klodian Braho në KLP.

Gjatë intervistës, Karamuço u shpreh me rezerva për dy qëndrime të Brahos, duke thënë se sipas këndvështrimit të tij vuri re dy “gabime”.

Fillimisht Karamuço tha se “gabimi i parë” sipas tij ishte deklarata e Brahos se “zoti Kraja nuk ka qenë shumë aktiv”, dhe tjetra ripozicionimi me Policinë e Shtetit. Sipas tij BKH nuk mund të zëvendësojë Policinë e Shtetit.

“Iu referua drejtuesit të para zotit Kraja duke thënë që nuk ka qenë shumë aktiv. Institucionin në kuptimin administrativ e  ngriti ai dhe pastaj zoti Dumani bëri atë që bëri. Dhe tjetra që mund të them një gabim i dytë ishte ripozicionimi me Policinë e Shtetit. Kjo krijon ide të gabuar dhe krizë besimi mes policisë dhe SPAK. Mbi institucionin kurrë nuk ndodh ti vësh gishtin dhe t’i thuash nuk je i besueshëm. Mbi individin po. Janë po ata policë që i mbrojnë familjen këtyre njerëzve. Por edhe me sa veta do bësh hetime? 60 hetues punojnë nga 12 orë , do marrin dhe të tjerë por sa të trajnohen ato. Një ditë pasi zoti Braho foli për qëndrimin e ri që do mbaj ndaj Policisë, dy persona me rrezikshmëri të lartë kriminale shkoi dhe i kapi policia. Ndoshta mund ta modifikojë këtë qëndrim, por policia është e pazëvendësueshme”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!