Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidenti i Malizt të Zi Milo Djukanovic prej dites së djeshme ndodhen në Shqipëri në kuadër të konferencës së ‘Mini-Shengenit’ Ballkanik.
Ndërsa mëngjesin e sotëm tre liderët e Ballkanik dhe kryeministri Edi Rama kanë vizituar Durrësin. Kreu i qeverisë i ka njohur liderët e Ballkanit me dëmet e shkaktuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.
Ndërkohë, në orën 10.00, do të zhvillohet “Sesioni i liderëve”. Në orën 12.00 do të vijohet me Seancën Plenare me pjesëmarrjen e delegacioneve. Ndërsa në orën 13.15, të ditës së shtunë, aktivitetet do të përmbyllen me konferencën e përbashkët për shtyp, e cila do të zhvillohet në të njëjtin vend, në hotel Rogner, Tiranë.
Po ashtu pritet që protesta kundër Vuçiç në Tiranë të vijojë edhe ditën e sotme./abcnews.al