Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

KLP votoi me unanimitet kreun e ri të BKH/ Profil, kush është Joni Keta

schedule11:43 - 9 Dhjetor, 2025

schedule 11:43 - 9 Dhjetor, 2025

Joni Keta, Drejtorit i Ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit, përfaqëson brezin e ri të drejtuesve dhe agjentëve që kanë sjellë qasje teknike, profesionale dhe moderne në hetimet e Prokurorisë së Posacme SPAK.

Që prej vitit 2024 ai ka mbajtur detyrën e zv.Drejtorit të Byros Kombëtare të Hetimi. Ndërsa pas ikjsë së Aida Hajnës ai u komnadua që nga muaj gusht I këtij viti si drejtues I këtij institucioni. Në platforëmën e tij për drejtimin e BKH, ai është fokusuar tek Integriteti, por edhe në modernizimin e proceseve hetimore, forcimin e teknologjisë së përdorur në hetime, si dhe në rritjen e kapaciteteve profesionale të agjentëve.

Karrierën e tij e ka nisur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku ka shërbyer si Oficer i Policisë Gjyqësore, duke hetuar krimin e organizuar dhe cështje që lidhen me korrupsionin. Përvoja në këtë strukturë i dha një bazë të fortë operative në terren për thellimin në hetime.



Pas krijimit te byrose kombetare te hetimit, ai iu bashkua strukturës së hetusve te saj. Fokusi i punës se Joni Ketës në Byrone Kombëtare të Hetimit, është kundër korrupsionit dhe krimit të Ogranizuar. Ai  ka qënë pjesë e grupit te hetuesve në operacionin “Ura”, si dhe në operacione të tjera kriminale me shtrirje ndërkombëtare.

Joni Keta ka marre pjese ne takime te ndryshme te perfaqesueve te SPAK me delegacione të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian ndërsa ka përfaqësuar Shqipërinë në shumë takime ndërkombëtare deri në Amerikën Latine. Joni keta vjen  nga nje familje e lidhur me sistemin e drejtesise, pasi është djali i prokurorit Hysen Keta.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!