ELBASAN- Policia e Elbasanit ka zgjeruar hetimet për atentantin ndaj biznesmenit Mondi Mëhalla duke shpallur në kërkim Oklid El Ouejdi. 35 vjeçari kishte ndryshuar mbiemrin për arsye ende të panjohura pasi me pare quhej zyrtarisht Oklid Dalipi.
Emri i Oklid Dalipit, doli nga dëshmia e Naldo Gjinit I cili u ndalua një ditë pas atentatit. Gjatë marrjes në pyetje nga blutë e Elbasanit, Gjini ka dhënë informacion që çuan policinë tek emri i Dalipit por hetuesit kanë pak detaje se cila mund të jetë përfshirja e biznesmenit 35-vjeçar në vrasjen e Mëhallës me 30 nëntor.
35-vjeçari I shpallur në kërkim ashtu si Mondi Mëhalla, kishte biznes në dhënien e makinave dhe taksive me qira dhe dyshohet që pak kohë para vrasjes, të ketë pasur një konflikt me viktimën.
Në burg për ngjarjen, qëndrojnë edhe ish-ortaku i Mëhallës, Xhino Ago, dhe roja i karburantit “Xhaxhi Oil”, Kujtim Pisha si dhe Nevzat Spaho, 29 vjeç dhe ky I përfshirë në atentat. Mondi Mëhalla u qëllua sapo doli nga zyra e tij pranë karburantit dhe hyri në makinë. Ekzekutori del i qetë nga makina, afrohet te xhami i “Range Rover” dhe qëllon disa herë, 2 plumba të të cilit e kapën Mëhallën në kokë.
Në kërkim vijojnë të jenë edhe Armando Kola dhe Marselo Aranin, të cilët ishin pjesë e grupit që morën makinën që u përdor në krim, “Audin”, që më pas u shkrumbua në fshatin Mirakë të Librazhdit. / abcnews.al /


