Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kujtohet lëvizja studentore/ 35 vite nga rrëzimi i komunizmit dhe hapja e rrugës europiane të Shqipërisë

schedule08:42 - 8 Dhjetor, 2025

schedule 08:42 - 8 Dhjetor, 2025

Në 35-vjetorin e Lëvizjes Studentore, presidenti Bajram Begaj, ka përkujtuar sakrificën e të rinjve shqiptarë që i hapën rrugën Shqipërisë drejt Europës.

Në një status në rrjetet sociale, kreu i shtetit thotë se aspirate europiane e shqiptarëve është e pandarë nga idealet e lirisë dhe demokracisë.

“Guximi dhe lëvizja rinore e Dhjetorit ’90 i hapën rrugën Shqipërisë europiane. Çdo hap që hedhim në këtë rrugëtim nderon guximin rinor që rrëzoi perden e hekurt që e ndante Shqipërinë nga Evropa”, shkroi Begaj.

8 dhjetori është shënuar në kalendar për iniciativën një grupi studentësh e pedagogësh të universiteteve të Tiranës, të cilët, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.

Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, ata kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Evropë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.

Që prej vitit 2009, 8 dhjetori njihet edhe si Dita e Rinisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!