Pas 7 ditësh pauzë sot janë ritakuar krerët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas takimit asnjëra palë nuk ka folur për mediat. Por kryetari i LVV-së Albin Kurti paradite u ka thënë gazetarëve se bisedimet do të vazhdojnë dhe nuk do të flasin për sa kohe nuk kanë asgjë për të thënë.
Ndërkohë nënkryetari i parë i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi nëpërmjet rrjetit social “Facebook” ka konfirmuar se LDK nuk është sprapsur nga kërkesa për pozitën e presidentit, edhe pas takimit të sotëm.
Nga VV, pas këtij takimi, i është dërguar një mesazh LDK-së përmes një sondazhi të kryer së fundmi që e nxjerrë me mbi 40% Vetëvendosjen në rast se shkohet sërish në zgjedhje./abcnews.al