Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sallat e baletit, plot me fëmijë/ Ilirjana dhe Prek Memaj nga Prizreni trajnojnë talentet e reja në Kukës

schedule20:36 - 6 Dhjetor, 2025

schedule 20:36 - 6 Dhjetor, 2025

Salla e baletit pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Kukës është e mbushur me fëmijë. Të vegjlit mësohen nga Ilirjana dhe Prek Memaj, nga Prizreni, të cilët ndodhen në Kukës për të formuar brezin e ardhshëm të balerinëve.

Për Kukësin kanë një vlerësim të madh, për shkak se ky qytet ishte kontribuesi më i madh për të përballuar eksodin e 1999. Nuk e kishin menduar që në Kukës do gjenin këtë interes kaq të madh të fëmijëve për të mësuar balet.

Grupmoshat e fëmijëve që ndjekin kurset janë nga katër deri në 15 vjeç. Në kurset e baletit po ofrohen mësime për zhanre të ndryshme, por baza mbetet baleti klasik.

Preka dhe Ilirjana pasi kanë përfunduar akademinë e arteve, punojnë në institucionet kulturore të Kosovës. Inspirimin për baletin, Ilirjana e ka marrë nga vëllai i saj që në moshë të vogël, e bashkë me Prekën nisën rrugëtimin artistik.

Preka thotë se të qenit balerin është paska e vështirë për shkak të mentalitetit që ka ende në Shqipëri e Kosovë. Trajnerët thonë se projektet nuk mbesin vetëm brenda sallës së kërcimit, por do të ketë bashkëpunime e shfaqje në evente e festivale. Kurset zhvillohen dy herë në javë, ndërsa bashkia e Kukësit i parapriu me rikonstruksionin e sallës së baletit dhe krijimin e kushteve optimale për të tilla aktivitete.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!