Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Formula1, nis drama për titullin, Verstappen niset i pari në Çmimin e Madh në Abu Dabi

schedule19:57 - 6 Dhjetor, 2025

schedule 19:57 - 6 Dhjetor, 2025

Finalja ka nisur për infarkt dhe ndoshta pritej.

Ai që cilësohej si më i pamunduri për t’u shpallur kampion i botës, hodhi një hap të madh drejt lavdisë.

Maks Verstapen zuri vendin e parë të provat zyrtare të Çmimit të Madh të Abu Dabit, në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Piloti holandez, kampion i botës në fuqi, fluturoi me makinën e tij Red Bull e cila papritur është kthyer ajo që ishte deri vjet.

Padyshim, kjo sepse në timonin e saj është më i madhi i brezit të tij, e njëri nga më të mëdhenjtë e të gjithas kohëve, në garë me një Fangio, Sena, Shumaher apo Hamilton.

Verstapen fitoi sfidën e madhe me dy pilotët e Meklarenit, Lando Norris dhe Oskar Piastri.

Ai dha kohën 1’22”207, 201 të mijtat më pak sesa britaniku Norris, ndërsa australiani Piastri mbeti 29 të mijtat pas shokut të ekipit.

Nuk është aspak gjë e vogël që kampioni i botës niset nga vendi i parë këtë të diel, ndonëse as vetëm kjo nuk do të mjaftonte për të mbrojtur titullin.

Verstapen është 12 pikë prapa Norrisit, i cili po të dalë i dyti shpallet kampion i botës, ndërsa Piastri duhet të dalë i pari dhe Norris i nënti që të ketë shpresë.

Çmimi i Madh i Abu Dabit, i fundit i sezonit, nis këtë të diel në orën 14:00.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!