Biologë amatorë nga Ukraina, Maqedonia dhe Belgjika po eksplorojnë bregdetin shqiptar.
Një grup prej gjashtë personash u zhytën në ujërat e Jonit në zonën e Rradhimës për të fotografuar botën nënujore.
“Jam nga Ukraina. Ne zhytemi për qejf. Shqipëria ka një det të bukur dhe jetë të pasur nënujore.”
Para Vlorës janë zhytur në brigjet e Ksamilit e Jalës dhe ajo që kanë parë i ka lënë mbresa.
“Peshkaqen pamë afër Jalit. Por ishte i vogël. Këtu kemi ndeshur më tepër oktapodë.”
Ata thonë se kjo është periudha më e mirë për të parë botën nënujore. Në verë i nxehti dhe numri i lartë i pushuesve largojnë gjallesat.
“Ky është viti i tretë që zhytem, jo vetëm në Shqipëri, në Egjipt, Ukrainë. Nëse ndjek rregullat nuk është e rrezikshme. Është interesante të shohësh jetën nënurore. Është e larmishme dhe plot ngjyra.”
Vendi ynë sipas tyre te ofron mundesine per te eksploruar edhe për shkak të gjallesave të shumta që vitet e fundit kanë krijuar habitatet e tyre në ujërat shqiptare./abcnews.al

