TIRANË- Analisti Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Real Story” u shpreh se i ka ardhur koha që reforma në drejtësi duhet riparë. Ai theksoi se drejtësia ka mohuar vetveten në shumë raste te pjesa e procedurës.
“ Kongresmeni amerikan thotë se ka ardhur koha për korrigjim. Është hera e parë që thuhet për reformën në drejtësie. Po patjetër. Mendoj se ka ardhur koha patjetër në disa drejtime. Ka ardhur, sepse u pa se çfarë ndodhi, e dyta ka ardhur se është maturuar mjaftueshëm si e mira dhe si e keqja.
E treta ka ardhur momenti që askush nuk thotë mos e preknin drejtësinë, sepse organet e drejtësisë kanë prekur veten edhe kanë mohuar vetveten në shumë elementet të vet. Në radhë të parë kanë mohuar vetveten në procedurë dhe i qëndrojnë idolit të ligjit, por procedura në fund çedon”, tha ai.
Sipas tij, reforma në drejtësi ka qenë një eksperiment, i cili e ka rënduar kombin shqiptar dhe shoqërinë në tërësi.
Ai shtoi se, në vend që numri i dosjeve të ishin në ulje, ato janë shumëfishuar.
“Duhet ndryshuar në radhë të parë që nga themeli, ku ishte si eksperiment dhe ne duhet ta marrim si eksperiment. Ne nuk e kemi vënë re, por eksperimenti me drejtësinë re ne na ka rënduar si komb, si shtet, si njerëz, sepse prokuroria dhe gjykata speciale ndërtohet në shoqëritë e vendeve të treta.
Është defekti i madh, por ama vinim nga një drejtësi krejt e shpartalluar. Nga 2016 deri sot janë 20 fishuar numri i dosjeve. Është alarmant, është katastrofë.
Duhet ndryshuar ligji, pastaj duhet ndryshuar ligjit duhet ndryshuar Kushtetuta. Kur drejtësia, kur gjykata sillet në mënyrë barbare me interesat publike, çfarë mund të bëjë me individin”, tha ai./abcnews.al

