Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hoxha, dëmtimi alarm fals/ Lojtari i Shqipërisë pritet të luaje në derbin Dinamo-Hajduk

schedule12:44 - 3 Dhjetor, 2025

schedule 12:44 - 3 Dhjetor, 2025

Frika ishte me të vërtetë e madhe. Arbër Hoxha doli me barrelë nga fusha në ndeshjen e kaluar të Ligës së Parë të Kroacisë, dhe u mendua që do ta humbiste derbin e së shtunës.

Dinamo e Zagrebit vërtet fitoi 2-0 në fushën e Goricës dhe futbollisti kuqezi u përpoq shumë derisa u dëmtua në 88’, ndërsa në fundjavë stadiumin “Maksimir” e viziton Hajduku.

Vetë Hoxha lajmëroi se ishte mirë, dhe mediat kroate e pohuan këtë gjë, pasi morën informacion nga klubi I kryeqytetit.

Lojtari ofensiv shqiptar thjesht kishte marrë një goditje të fortë, që sikur e kishte paralizuar për disa minuta, veçse analizat e bëra një ditë më parë nuk treguan asnjë problem.

Është e sigurt, të paktën siç pohohet, se ai do të jetë I gatshëm për të shtunën.

Po flasim për njërin nga lojtarët më të mirë të Dinamos këtë sezon, me kontribut të veçantë, 5 gola e dy asistë në 14 ndeshje që ka luajtur në Ligën e Parë të Kroacisë , si dhe ka shërbyer një asist në Ligën e Europës.

Ndërkaq, tifozët e skuadrës më të madhe kroate kanë shpërthyer me akuza për arbitrin e ndeshjes në Gorica, Mateo Erceg, I cili sipas tyre bëri gabime të rënda, përfshi edhe një prekje me dorë të një rivali gjatë një aksioni të Arbër Hoxhës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!