Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Drejtësia po godet pushtetin ekzekutiv”, Çupi: Drejtësia e pavarur nuk duhet të tejkalojë kompetencat e saj

schedule18:40 - 1 Dhjetor, 2025

schedule 18:40 - 1 Dhjetor, 2025

TIRANË- Një ditë para vendimit të Gjykatës Kushtetuese pas padisë së kryeministrit kundër pezullimit të numrit dy të qeverisë, Edi Rama thotë se ky pezullim ishte një përpjekje e Gjykatës së Posaçme për të ndikuar në bllokimin e disa vendimeve të qeverisë.

Këtë të hënë, kryeministri i bëri thirrje Gjykatës Kushtetuese të rikthejë balancën e pushteteve në vend, të cenuar nga ky vendim.

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në “Tirana Live” shprehet se vendimi  i SPAK dhe i GJKKO-së për pezullimin e numrit dy të qeverisë Belinda Balluku është një precedent i rrezikshëm për demokracinë shqiptare.

Vendimin i drejtësisë thotë Çupi është një ndërhyrje direkte në kompetencat e pushtetit ekzekutiv. Sipas tij, akti i drejtësisë për pezullimin e një anëtari të kabinetit qeveritar është një “grusht shtetit”, i cili mund të krijojë pasoja të mundshme për shoqërinë.

“Ka ndodhur një përplasje e pushteteve. Nuk ka ndodhur përplasja përfundimtare, e cila do shikohet në Gjykata Kushtetuese, por ama është hapur rruga për një precedent të rrezikshëm.

Nuk është fjala pse pezullohet një zv.kryeministër, por drejtësia ka shkarkuar të gjithë qeverinë.

Nuk ka ndodhur asnjëherë në vendin tonë, se po të ndodhin këto, atëherë shteti goditet, por jo vetëm goditet, por edhe fillon kaosi. Drejtësia po godet pushtetin ekzekutiv.

E përsëritur disa herë, që nga rënia e dëshmorëve në Shkodër. Mazhoranca kur ndërtoi reformën në drejtësi, pa dashje krijoi një mostër, e cila tani po e ha. Drejtësia sot është një nga ata elementë që mund të hajë këdo dhe s’ka kush ta pengojë.

Drejtësia është lënë pa ombrellë. Një drejtësi e pavarur nuk duhet të tejkalojë kompetencat e saj. Drejtësia e ka nisur punën duke goditur mbi pushtetet tjetra. Është një grusht shteti, por deri ku do të arrijë drejtësia”, tha ai.

I pyetur se çfarë pret nesër nga Gjykata Kushtetuese, Frrok Çupi theksoi se Gjykata nuk duhet kurrsesi të lejojë hapjen e një shtegu të ri siç pretendon SPAK dhe GJKKO, që në Shqipëri të krijohet një precedent të rrezikshëm, i cili do të ketë pasoja për stabilitetin shoqëror.

“Pres nga Gjykata Kushtetuese një nulitet të paktën nesër, kjo mund të jetë shumë subjektive. Pres një shtyrje vendimi deri sa të marrë një shkelje syri nga Strasburgu. Jam i sigurt që Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut do ketë seriozitetin e duhur për ta zgjidhur këtë situatë. Po u bë precedentë kjo nën hundën e GJND, mund të bëhet precedent edhe për vendet e rajonit, vende që kanë demokraci të re.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!