Instituti gjerman për sëmundjet infektive Robert Koch (RKI) njoftoi se në vitin 2024 në Gjermani u infektuan rishtazi me HIV rreth 2,300 persona, 200 më shumë se në vitin 2023.
Sipas vlerësimeve të RKI-së në Gjermani jetojnë afërsisht 97,700 vetë të infektuar me HIV. Ndryshe nga vlerësimi i infeksioneve të reja, kjo shifër përfshin edhe njerëz me origjinë jo-gjermane, që janë infektuan jashtë vendit, për shembull, në Ukrainë, një vend me një shkallë të lartë infeksionesh me HIV.
Pavarësisht terapive shumë efektive që mund të parandalojnë transmetimin, duket qartë se vetëm përparimi mjekësor nuk është i mjaftueshëm për të stabilizuar përgjithmonë shkallën e infeksionit – ose për ta ulur atë në zero deri në vitin 2030, sikurse i ka venë vestes si qëllim bashkësia ndërkombëtare

